×
  • Sport
  • Sport

    Vavalis flet para ndeshjes kundër Llapit

    Insajderi
    03 May 2023 - 19:11
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Drita do të përballet me Llapin në kuadër të xhiros së 32-të në stadiumin ‘Zahir Pajaziti’ në Podujevë.

    Trajneri i Dritës, Akis Vavalis ka dalë në konferencë për shtyp para kësaj sfide, duke thënë se janë të fokusuar vetëm te Llapi dhe nuk mendojnë njëherë për Ballkanin.

    “Kam biseduar me futbollistët dhe ju kam thënë se duhet të jenë të fokusuar te ndeshja e nesërme,

    Janë të fokusuar, kemi diskutuar shumë dhe duhet të jenë të koncentruar në ndeshjen e radhës, pavarësisht që opinionet nga jashtë njerëzit mendojnë për ndeshjen direkte me Ballkanin”.

    “Por, ne realisht kemi biseduar dhe janë shumë të koncentruar te ndeshja e nesërme me Llapin.

    Në përgjithësi shkoi mirë duhet të jemi të kënaqur, por tani kemi shumë pak kohë për t’u koncentruar dhe bëhemi gati mentalisht e fizikisht dhe deri më tani kemi analizuar shumë”.

    “Motivi te çdo lojtarë dhe tifozët janë në nivel shumë të lartë, shumë të lumtur t’i fitojmë ndeshjet edhe për ata”.

    “Kam ardhur për të bërë më të mirën dhe nëse këtë vit është shumë vonë për ndryshime do te mund ta shohim në edicionin tjetër”, ka thënë Vavalis.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark