×
  • Sport
  • Sport

    Vdekja e futbollistit të Egnatia-s, reagon edhe ish-kapiteni legjendar i Ganës, Asamoah Gyan

    Insajderi
    11 November 2023 - 21:36
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Reagimet nga bota e sporti pas vdekjes tragjike të Rafael Duamenës kanë qenë të shumta.

    Mes tyre, nuk mund të mungonte ajo e një ish-futbollist shumë të njohur ganez, Gian Asamoah.

    Ish-sulmuesi, i cili ka mbajtur shiritin e kapitenit për shumë vite në radhët e kombëtares së Ganës, ka bërë një postim për bashkëkombësin e tij, i cili u nda nga jeta sot pas kolapsit që pësoi në fushën e lojës në stadiumin e Rrogozhinës.

    “U prehsh mirë vëlla. Hmmmm jeta”, shkruante ai në postimin e tij në “X” që e shoqëronte me foton e lojtarit të ndarë në mënyrë tragjike nga jeta sot në vendin tonë.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark