×
Insajderi / Insajderi

Vëllai i Vjosa Osmani drejt punësimit në Bankën Qendrore të Kosovës

Insajderi
10 November 2022 - 21:53
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

Ramadan Osmani, vëllai i presidentes së vendit, Vjosa Osmanit, është përzgjedhur për t’u punësuar në Bankën Qendrore të Kosovës (BQK) në pozitën: mbikëqyrës i lartë bankar.

Njoftimi për kandidatin e caktuar për pozitën mbikëqyrës i lartë bankar në Departamentin e Mbikëqyrjes Bankare është bërë në hyrje të objektit të BQK-së. Ky institucion, përkundër që publikon të gjitha vendimet rreth funksionimit të tij, këtë njoftim për punësimin e vëllait të presidentes nuk e ka publikuar fare në ueb-faqe.

Lexo edhe:

Ramadan Osmani, sipas njoftimit të BQK-së, ka arritur të marrë 176 pikë (në mesatare) në testin me shkrim dhe intervistën nga 200 sa ishte totali i pikëve të mundshme. Në garë për këtë pozitë ishin katër kandidatë, ndërsa kandidati i dytë ka marrë 155 pikë, apo 21 pikë më pak se Osmani.

Në ueb-faqen e Bankës Qendrore të Kosovës nuk ka asnjë njoftim për shpallje të konkursit, kriteret, procedurat dhe rezultatet e konkursit.

KALLXO.com ka takuar Ramandan Osmanin dhe e ka pyetur për punësimin e tij në BQK, por i njëjti nuk ka pranuar të përgjigjet rreth çështjes.

“A po e sheh ku jam duke punu? Ditën e mirë!” – ka qenë përgjigjja e shkurtë e Osmanit derisa ka qenë duke hyrë në objektin e Bankës Private për Biznes.

Ai nuk ka filluar ende punën në këtë institucion, pasi ende është periudha e ankimimit për kandidatët e pasukesshëm për këtë pozitë.

Lexo edhe:

OP-ED
Nga Rubrika

© 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark