×
  • Insajderi Video
  • Insajderi

    Video e keqtrajtimit të qenve në Prishtinë – Pronari i qendrës për strehim sqaron gjithçka: Është montazh

    Insajderi
    27 June 2023 - 18:38
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Një video që është publikuar të dielën për keqtrajtim të qenve në një qendër në Prishtinë po del të jetë montazh. Kështu po pretendon pronari i qendrës “Crazy Pet”, Dardan Pozhegu.

    Organizata jo qeveritare “ProtectMeKosova” ka publikuar një video në faqen e instagramit ku shihen disa qenë të izoluar në një qendër veterinarie. Përmes publikimit të kësaj video kjo ojq pretendon se kujdesi ndaj qeneve në qendrën “Crazy Pet” nuk është i mirë.

    Por një version tjetër ka pronari i kësaj qendre, Dardan Pozhegu.

    Ai në një intervistë për Gazetën Insajderi ka sqaruar përmbajtjen e videos.

    Pozhegu pretendon se video është montazh, pra jo reale. Zëri i qenve që dëgjohet në sfond teksa paraqiten pamjet nga qendra, sipas pronarit është e montuar.

    Këta qen kanë qenë në një Qendër Strehuese të Përkohshme. Së pari, fillimi i kësaj video është montazh. Dhe zhurmat e këlyshëve që dëgjohen janë montazh dhe janë bërë për interes të këtyre organizatave që merren kinse me shpëtimin dhe largimin e qenve nga Kosova për interesat e tyre përfituese”,  ka deklaruar Pozhegu.

    Tutje, pronari i qendrës ka angazhuar një avokat dhe ka paralajmëruar se lidhur me rastin do të ngre padi ndaj organizatës dhe personave që kanë hyrë në pronë për të realizuar videon.

    “Personat që kanë bërë këtë video kanë hyrë pa leje brenda duke kaluar rrethojat e qendrës për me bo një video. Video është montazh mundet kushdo me ardh edhe me e pa se si trajtohen qentë aty. Asnjëherë nuk dëgjohen zhurma të tyre. Këto video do t’i dërgoj tek autoriteti që merret me investigim dhe pastaj do të merren masa tjera për shpifje nga të gjithë ata që po tentojnë mua personalisht dhe kolegëve të mi të na prishin imazhin” deklaroi ai.

    Lidhur me një pjesë të pamjes që është publikuar nga video – ku një nga qentë është duke pirë urinën e tij, Pozhegu e shpjegon këtë gjest si diçka psikologjike që e bëjnë qentë në shenj respekti ndaj pronarit të tij.

    “Disa qen gjatë bërjes së urinës ose nevojës, si lloj besnikërie që kanë ndaj pronarit ose kujdestarit e bëjnë urinën në atë moment tentojnë të pinë për shkak të ndjesisë ose fajin që e ndjejnë që e kanë bërë në sy të pronarit ose në vendin jo e duhur. Nuk ka të bëjë asgjë me mungesën e ujit”, pretendon veterinari.

    Pronari i qendrës “Crazy Pet”, Dardan Pozhegu tregon se qendra e tij është e kontraktuar nga komuna e Prishtinës për t’i operuar, kastruar dhe sterilizuar qentë të cilët i lirojnë pastaj.

    Ndërsa organizata që ka publikuar videon “ProtectMeKosova” kanë demantuar deklaratën e pronarit të qendrës duke pretenduar se videot janë 100% autentike dhe të paedituara

    Demanti për pretendimet se videot janë montazh

    Në lidhje me pretendimet e veterinarit Dardan Pozhegut se videot e publikuara nga faqja “ProtectMeKosova” në Instagram janë montazh, dëshirojmë të japim një demant zyrtar për të sqaruar situatën.

    Aktivisti i përmendur i cili ka preferuar te mbetet anonim, ka qenë i pranishëm në strehimorën e veterinari Dardan Pozhegut për një periudhë prej më shumë se dy orësh. Pasi qe per dy ore nuk eshte shfaqur askush, i njejti ka siguruar pamjet e publikuara nga faqja jone.

    Pamjet e siguruara nga aktivisti janë 100% autentike dhe të paedituara. Ato tregojnë gjendjen e trishtueshme të qenve në strehimore, duke përfshirë edhe kafshët të sterilizuara që vuajnë nga mungesa e kujdesit. Aktivisti është i gatshëm të japë këto pamje për çdo ekspertizë të nevojshme për të provuar origjinalitetin e tyre.

    Nëse ekspertët e pavarur janë të interesuar të vlerësojnë pamjet dhe të konfirmojnë autenticitetin e tyre, aktivisti është i hapur për të bashkëpunuar plotësisht me ta.

    Duhet theksuar se faqja “ProtectMeKosova” ka qëllimin e saj të qartë të rritë ndërgjegjësimin për kujdesin dhe mirëqenien e kafshëve. Pamjet janë publikuar në mënyrë të qartë dhe transparente, duke iu dhënë zë atyre që nuk mund të flasin vetë.

    Për çdo informacion shtesë ose për të marrë pamjet origjinale për ekspertizë, ju lutemi kontaktoni faqen “ProtectMeKosova” në Instagram.

    VIDEO

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark