×
  • Sport
  • Sport

    VIDEO: Momente tmerri përpara ndeshjes Milan-Real, ish-portieri bie në tokë gjatë transmetimit direkt!

    Insajderi
    24 July 2023 - 13:23
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Momente frike dhe paniku përpara miqësores Milan-Real Madrid. Dy skuadrat e mëdha europiane u përballen mes tyre në Kaliforni, duel që fitua 3-2 nga “Los Blancos”.

    Në një lidhje live me ESPN, Shaka Hislop, ish-portieri nga Trinidad Tabago, autor i mbi 250 ndeshjeve në Premier League me Newcastle, West Ham dhe Portsmouth, u shemb në tokë!

    Ndërsa fliste me partnerin e tij të transmetimit Dan Thomas, 54-vjeçari u lëkund prapa dhe përpara, përpara se të rrëzohej në tokë. Njerëzit nxituan në ndihmë të tij, teksa transmetimi u ndërpre menjëherë.

    Për fat të mirë, Hislop e ka kaluar momentin e vështirë pas kontrollit nga mjekët. Thomas dha lajmin pozitiv që prisnin të gjithë, duke konfirmuar gjendjen e mirë shëndetësore të ish-portierit.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark