×
  • Lajme
  • Lajme

    Vlora Dumoshi merr iniciativën për ndërtimin e kullës së Komandantit Sali Çekaj

    Insajderi
    14 August 2020 - 09:26
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi sot ka vizituar komunën e Deçanit, ku dhe ka dhënë një premtim nga atje që do të ndërtoj kullën e komandantit Sali Çekaj.

    Përmes, një postimi në profilin e saj në Facebook, Dumoshi ka shkruar se  Sali Çekaj ishte personalitet i jashtëzakonshëm, intelektual, njeri i pendës dhe pushkës. Ai dha kontribut të jashtëzakonshëm për lirinë e vendit dhe u kthye nga mërgimi për të rënë heroikisht në fushën e nderit në Betejën e Koshares, përcjell Insajderi.org

    Për me tepër ky është postimi i plotë i ministres:

    Sot, bëra homazhe para shtatores së Heroit Sali Çekaj.
    Dëshiroj t’i informoj qytetarët e Deçanit dhe më gjerë, se kam marrë nismën për ndërtimin e kullës së Komandantit Sali Çekaj.
    Sali Çekaj ishte personalitet i jashtëzakonshëm, intelektual, njeri i pendës dhe pushkës. Ai dha kontribut të jashtëzakonshëm për lirinë e vendit dhe u kthye nga mërgimi për të rënë heroikisht në fushën e nderit në Betejën e Koshares.
    Personalitetet si Sali Çekaj, nuk harrohen kurrë dhe kanë zënë vend në historinë e re të Kosovës.

    Çdo gurë i ndërtuar në Kullën e Sali Çekajt, është dëshmi e luftës për lirinë e Kosovës, ku gjeneratat e reja do të përkulën para jetës dhe veprës së tij.

    Lavdi jetës dhe veprës së Heroit Sali Çekaj!

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark