×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    “VV si partitë tjera, nuk po e dëgjon popullin por ndërkombëtarët”

    Insajderi
    08 November 2023 - 21:40
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Fatmir Humolli, tha se Lëvizja Vetëvendosje në pushtet është bërë sikurse partitë e tjera të Kosovës.

    Sipas tij Vetëvendosja nuk i po dëgjon kërkesat e popullit, por vetëm ato të komunitetit ndërkombëtar.

    “VV e ka zgjedh rrugën që është zhvillu prej partive tjera mos me dëgju popullin por ndërkombëtarët, kjo do qojë në rezultatet e njëjta. Seanca e fundit ka tregu se është bërë garë politike cili po e zbaton Zajednicën më shumë, apo është bërë garë pse s’na keni lënë ta bëjmë Zajednicën. Kuvendi ka qenë unik pro një Zajednice, të supozume, pa pasur dokumente e të dhëna të sakta”, tha ai në “Debat Plus”.

    Humolli e kritikoi Kurtin edhe për mospublikimin e draft-statutin për Asociacionin, duke thënë se është dashur t’i tregojë deputetëve dhe qytetarëve se cfarë është biseduar në Bruksel.

    “Si po qasen duke e injoru popullin, duke injoru fjalën e dhënë, tash institucionet tona, më parë e mbajnë fjalën me ndërkombëtarët, mos me I tregu popullit cka kanë bisedu, se që e mbajnë fjalën me qytetarët, kur se man fjalën gjithçka pritet, nuk ka befasi… Kur bëjmë analizë, duhet me faktu, përmes fakteve me i ofru qytetarëve që me u informu qytetarët, a është informu. Me qytetarët po bën lojëra komplet klasa politike”, tha ai.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark