×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    “Zbresin me xhipa të blinduar, e me xhama të errësuar”, deklaronte Kurti i cili tash në Qeveri lejon 70 kerre me xhama të zi

    Insajderi
    26 January 2023 - 11:55
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Në Kosovë, sipas Ministrisë së Punëve të Brendshme, leje për xhama të errësuar kanë vetëm 70 automjete zyrtare.

    Gazeta Insajderi

    “Ju e keni parë se si politikanët kur zbresin te qytetarët, zbresin me xhipa të blinduar, e me xhama të errësuar, ku ai të sheh ty e ti nuk e sheh atë, e nëse del prej xhipit të këqyrë mrrolshëm truproja e tij, se truproja e tij e di edhe më mirë se na se qytetarët kanë arsye më shumë më i bë diçka atij politikani”.

    Kështu kishte thënë Albin Kurti kur ishte në opozitë, por me ardhjen e tij në pushtet – gjërat kanë ndryshuar, shkruan Gazeta Insajderi.

    Kryeministri gjatë gjithë kohës është parë në eskortën e tij me xhama të zi. Veprimin e ka arsyetuar, ka thënë se ndryshe nuk lejohet bazuar në masat e sigurisë dhe të protokollit të shtetit.

    Qytetarë e kanë kritikuar lëvizjen e tij me xhipa të zi, e xhama të errësuar, shkruan Gazeta Insajderi.

    Përpos të parit të qeverisë, me vetura të tilla, do të thotë me xhama të zi, lëvizin edhe vartësit e tij, dhe jo vetëm.

    Sa automjete në Kosovë kanë xhama të errësuar?

    Në Kosovë, sipas Ministrisë së Punëve të Brendshme, leje për xhama të errësuar kanë vetëm 70 automjete zyrtare.

    Kështu ka konfirmuar për Gazetën Insajderi, dikasteri i Xhelal Sveçlës, pas kërkesës për Qasje në Dokumente Publike.

    “Sipas statistikave të gjitha institucionet e Republikës së Kosovës, kanë gjithsej 223 automjete me 2 palë targa zyrtare edhe civile dhe 70 automjete që iu kanë lejuar errësimi i xhamave”, thuhet në përgjigjen e MPB-së për Gazetën Insajderi.

    Megjithatë, ministria nuk ka treguar se kujt i përkasin këto vetura, pos që i ka cilësuar si ‘zyrtare’.

    Pos tyre, askush tjetër nuk lejohet të ketë xhama të errët, sipas pikës (e) të Nenit 200, të Ligjit për Sigurinë në Komunikacionin Rrugor.

    “Ndalohet të vendosë xhamat e errët në mjet. Për shkelje të kësaj disopzite, dënohet me gjobë prej 35 €, shoferi i mjetit që vepron në kundërshtim me dispozitat e këtij neni”, saktëson Ligji, shkruan Gazeta Insajderi.

    © Gazeta Insajderi

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark