×
  • LifeStyle
  • LifeStyle

    Zbulohet arsyeja pse e duam kaq shumë kafen?

    Insajderi
    03 September 2019 - 13:01
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Rezultatet e hulumtimit të publikuara kohët e fundit në revistën “Scientific Reports”, zbuluan se njerëzit me variacione gjenesh në ADN të njohura si PDSS2 kanë tendencë të pinë më pak kafe sesa ata pa një variant të këtij gjeni, transmeton KosovaPress.

    Ky gjen mund të zvogëlojë aftësinë e qelizave për të absorbuar kafeinën, duke e mbajtur atë më gjatë në trup, duke zvogëluar kështu sasinë e kafesë të nevojshme nga trupi (varësia e kafeinës).

    Hulumtimi u krye nga një ekip nga Edinburgh, Itali dhe Holandë. Ata analizuan gjenet e 370 personave që jetonin në një fshat të vogël në jug të Italisë dhe 843 njerëz nga 6 fshatra në veri të Italisë. Pjesëmarrësit plotësuan një pyetësor që përshkruante zakonet e tyre të pirjes së kafesë.

    OP-ED
    Nga Rubrika
    LifeStyle
    19 May 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark