×
  • Sport
  • Sport

    Zbulohet arsyeja pse Gundogan ka numrin 22 në fanellën e Barcelonës

    Insajderi
    13 August 2023 - 20:29
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ilkay Gundogan ka treguar se pse e ka vendosur numrin 22 në fanellën e tij me klubin e ri në Barcelonë, derisa për më shumë së një dekadë pati numrin 8

    Një postim në Twitter ka shpjeguar se mesfushori gjerman dhe zgjedhja e numrit 22 është për nder të numrit që ai barti në fillim të karrierës së tij në FC Nurnberg kur kjo skuadër ishte në Bundesliga, i cili kishte këtë numër gjatë viteve 2009 dhe 2011. “Numri i vjetër dhe i ri i imi, 22. Kujtime të mira nga e kaluara… tani besoj shumë në suksesin këtë sezon me Barcelonën”, ka shkruar ai.

    Ka pasur shumë spekulime për numrin e fanellës së Gundogan në Barça, me 32 vjeçarin që kishte numrin 14 gjatë ndeshjeve parasezonale derisa kishte spekulime që atij i është ofruar numri pesë që e barte Sergio Busquets, numër ky i lirë pasi që mesfushori spanjoll u transferua në Inter Miami muajin e kaluar. Megjithatë, në fund ai zgjodhi numrin 22, në kujtim të kohës së tij në Bundesliga 2, në të cilën ai filloi karrierën në vitin 2009.

    Për m,ë shumë së një dekadë, mesfushori gjerman kishte numrin 8 – që ishte preferenca e tij në Borussia Dortmund dhe në Manchester City – megjithatë ky numër është i zënë në Barça, pasi që i është dhënë mesfushorit të talentuar Pedri.

    Barcelona luan sot me Getafen në ndeshjen e parë të sezonit 2023/24. Nuk dihet ende saktë nëse Gundogan do të luajë në mesfushë si titullar, pasi që Xavi starton me mesfushorë të kombinuar mirë deri me tani si Gavi dhe Pedri që shoqërohet me Frenkie de Jong dhe Oriol Romeo, gjë që ish ylli i City do të këtë konkurrencë për vend startues.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark