×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Zgjedhjet në Veri, zëdhënësi i Qeverisë: Ka shkelje të asaj për çfarë është biseduar në Bruksel

    Insajderi
    25 April 2023 - 19:00
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu, ka thënë se ka pasur ndërhyrje nga Serbia në procesin e zgjedhjeve në katër komunat veriore të mbajtura më 23 prill.

    Kryeziu ka thënë se kjo qasje e Serbisë bie ndesh me marrëveshjen e Ohrit.

    “Ka shkelje të asaj që është dakorduar në Bruksel, që nga vendimet për shtyrjen e zgjedhjeve dhe mbajtjen e tyre më 23 prill, është arritur një pajtueshmëri në Bruksel e pastaj në Ohër, por që është shkelur ky nen nga Serbia”, ka thënë Kryeziu.

    Ai ka thënë se zgjedhjet janë mbajtur dhe ka pasur organizim nga institucionet përkatëse, përfshirë KQZ dhe organet e sigurisë, të cilat sipas tij, i kanë ofruar të gjitha kushtet e nevojshme që këto zgjedhje të mbahen.

    Ai ka thënë se këto shkelje që i ka bërë Serbia do të komunikohen në takimet e ardhshme që do të jenë me ndërkombëtarët.

    “Cdo veprim që klasifikohet si shkelje komunikohet në takimet që i kemi me ndërkombëtarë. Nuk është hera e parë që Serbia ka një sjellje të tillë, mbase për dallim, deri më tani me marrëveshjen bazë, Serbia ka treguar me veprimet e saj që shkel marrëveshjen bazë”, ka vijuar Kryeziu, në RTV Dukagjini.

    Ai ka potencuar tutje se është bërë çfarë i ka takuar institucioneve dhe se nëse BE-ja mban shënime për këtë, sipas tij, edhe Kosova mban shënime dhe këto do të shkëmbehen në takimet e radhës.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark