×
  • Sport
  • Sport

    Zyrtare: Barcelona zyrtarizon transferimin e Gundogan

    Insajderi
    26 June 2023 - 14:24
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Barcelona e ka zyrtarizuar transferimin e Ilkay Gundoganit.

    Gundogan i cili deri tash ka luajtur për Manchester Cityt nënshkroi kontratë dyvjeçare me Barcelonën.

    Futbollisti i kombëtares gjermane dha fund kështu eksperiencës në Angli vetëm pak javë pasi i fitoi tre trofe të rëndësishëm me “Citizens”, Ligën e Kampionëve, Premierligën dhe FA Cup.

    32 vjeçari, i cili i ka realizuar 60 gola në 304 ndeshje me “Qytetarët” do të jetë në dispozicion të trajnerit Xavi Hernandez, ndërsa klauzola e shkëputjes së kontratës së tij është rreth 400 milionë euro.

    Ai largohet nga “Etihad Stadium” pas shtatë vjetësh qëndrimi aty dhe me 12 trofe të rëndësishëm të fituar në Angli.

    Më parë, ai kishte luajtur edhe në Gjermani në Borussia Dortmund.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark