×
  • Sport
  • Sport

    Zyrtare: Zymer Bytyqi prezantohet te skuadra e tij e re

    Insajderi
    01 August 2023 - 22:18
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Zymer Bytyqi është rikthyer sërish në Turqi. Reprezentuesi i Kosovës u prezantua këtë të hënë te Antalyaspori.

    Bytyqi ka nënshkruar kontratë tre-vjeçare me klubin nga elita e futbollit turk. “Jam i emocionuar që jam pjesë e Antalyas dhe këtij klubi dhe për të luftuar për këto ngjyra. Do të bëj maksimumin që të jem i suksesshëm këtu”, tha 27-vjeçari pas nënshkrimit.

    Bytyqi së fundmi ishte pjesë e skuadrës greke, Olympiacos. /Gazeta Express/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark