×
  • Lajme
  • Lajme

    Zyrtari serb i ankohet Kurtit e Osmanit: Qe 3 mijë e 470 ditë nuk po e themeloni Asociacionin

    Insajderi
    19 October 2022 - 14:24
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Drejtori i Zyrës për Kosovë në Serbi, Petar Petkoviq ka thënë sot se vendi i tij është i kënaqur që ka marrë mesazhin nga institucionet e Kosovës se janë të gatshme të intensifikojnë dialogun me Beogradin.

    Sipas Petkoviqit, konstruktiviteti i institucioneve kosovare mund të shihet më së më miri në formimin e Asociacionit të Komunave Serbe për të cilat janë duke pritur qe 3 mijë e 470 ditë, transmeton Insajderi.

    “Me kënaqësi morëm lajmin nga Albin Kurti dhe Vjosa Osmani se Prishtina është e gatshme të intensifikojë dialogun. Se sa konstruktiv janë ata e ilustron më së miri fakti se refuzuan të formojnë asociacionin për 3470 ditë. Filloni që tani. Jepni rezultate në vend të gjuhës së urrejtjes”, ka shkruar Petkoviq në Twitter.

    Ndryshe sot krerët institucional, presidentja Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin Kurti, u takuan ndaras me të dërguarin e posaçëm të SHBA-ve për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar. Ata njëzëri, deklaruan se janë të gatshëm të vazhdojnë dialogun me Serbinë deri në arritjen e një marrëveshje finale me njohje reciproke. /Insajderi

    Lexo edhe:

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark