Fajdet në Pejë | Prokuroria ia huq, kërkon paraburgim për personin e lirë e atë në arrati - Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    Fajdet në Pejë | Prokuroria ia huq, kërkon paraburgim për personin e lirë e atë në arrati

    Insajderi
    22 March 2022 - 14:20
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Prokuroria Themelore në Pejë ia ka huqur me kërkesën për zgjatjen e paraburgimit ndaj të dyshuarve për rastin e ‘Fajdeve’. Ka kërkuar zgjatje të paraburgimit ndaj një personi të lirë dhe atë në arrati.

    Bëhet fjalë për Rexhep Elshanin, të cilit nuk iu është caktuar më parë masa e paraburgimit, Besnik Lajqit i cili vazhdon të jetë i pakapshëm nga Policia e Kosovës.

    Përveç tyre, Prokuroria ka kërkuar shtyrjen e masës së paraburgimit edhe ndaj Valon Kastratit, Gani Kelmendit, Kismet Krasniqit, Isa Camajt, Sokol Dembogajt, Gëzim Imerit, Enver Dreshajt, Driton Podrimçaku, Fadil Zhabollajt, Tafil Alimusajt, Astrit Grabovcit, Petrit Kastatit, Alush Bajraktarajt, Labinot Elshanit, Shaip Mehmetajt, Orhan Lukajt, Sylë Jusajt, Astrit Kastratit e Besnik Mehmetajt.

    Dy javë më parë InDoks kishte sjell detaje ekskluzive nga dosja mbi Fajdexhinjtë e Pejës.

    Ka raportuar se kush janë ata? Për çka dyshohen? Çfarë pronash u listuan që të iu bllokohen? Lidhjet e tyre me biznesin e politikën.

    Nga dosja e Prokurorisë që deri tash është deponuar në Gjykatë InDoks merr vesh që të arrestuar ose edhe nën hetimet janë: Kismet Krasniqi, i njohur më herët si Isë Alimusja, Isa Camaj, Sokol Dembogaj, Enver Dreshaj, rreshter në Policinë e Kosovës, Besnik Mehmetaj, Besnik Lajqi (ndodhet në arrati), Driton Podrimqaku, Fadil Zhabollaj, Tafil Alikusaj, Astrit Grabovci, Petrit Kastrati, Valon Kastrati, Alush Bajraktaraj, Rexhep Elshani, Labinot Elshani, Shaip Mehmetaj, Orhan Lukaj, Sylë Jusaj, Gëzim Imeri , Astrit Kastrati e Asian Regjaj.

    Vetëm disa sa prej tyreve iu ishte caktuar masa e paraburgimit prej një muaj.

    Ndërkohë, me 2 mars Prokuroria Themelore në Pejë mbajti seancën për ngrirjen e aseteve. Në ditën e aksionit Prokuroria bëri me dije se gjatë aksionit për fajde janë arrestuar 17 persona si dhe janë ngrirë pasuri që tejkalojnë shumën prej 5 milionë euro./GazetaInsajderi


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    01 October 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark