×
  • Showbiz
  • Show

    Këngët që u bënë virale falë “Big Brother VIP”

    Insajderi
    19 January 2023 - 13:04
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Emisioni mysafir në shtëpitë e shumicës së shqiptarëve ‘’Big Brother’’ pos që iu ka ofruar momente neverie, habie, nervoze, argëtimi, i ka shërbyer për të mirë edhe karrierës së disa prej artistëve brenda dhe jashtë shtëpisë.

    Shumë këngë të punuara brenda spektaklit u bënë hit jashtë. Por, ishin edhe disa këngë të vjetra të cilat u ringjallën në “Big Brother”.

    Finalistja e Big Brother, Beniada Nishani ka ndikuar gogja shumë në rikthimin e këngëve “O llokum” dhe “Parfum’’ të Sinan Hoxhës.

    Beniada Nishani në Big Brother Albania

    Këndimi i tekstit të tyre me një fjalë mirë dhe tri të përshtatura, shoqërimi i tyre me vallëzim të lezetshëm bëri që Beniada të postohej gjithandej duke i performuar ato.

    Madje artisti Sinan Hoxha ia ktheu ‘’borxhin’’ Beniadës duke e befasuar me një performancë live në kohën sa ajo ishte në shtëpi.

    Kësaj të fundit ‘’hakësh i doli’’ edhe këngëtarja vlonjate, Poni.

    Beniada brenda shtëpisë ngado që sillej ia këndonte ato pak rreshta të këngës ‘’Hopa Hopa’’ që i dinte.

    Poni, në këngën e saj të rradhes e permendi atë duke thënë “s’ka më të mira se vajzat shqipëtare, janë të mira si Beniada’”.

    Beniada Nishani dhe Poni- Big Brother

    Ndërsa, Sef Duraj- të nuk është se i interesoi shumë Beniada edhe pse e njoftoi publikun sidomos atë në Shqipëri me këngën ‘’O llokum’’.

    Në mesin e dimrit zemrat tona u ngrohën me këngën ‘’Diell’.

    Këtë këngë Fifi e shkroi në kohën kur në shtëpinë e monitoruar 24 orë me kamera, po kalonte momente të vështira.

    Diell-in e pëlqyen shumica për mos thënë të gjithë. Madje edhe kryeministri Edi Rama nuk mundi të rezistoj pa e postuar në rrjetet e tij sociale.

    ‘’E ka bërë për mu’’ ishte fraza e përdorur në diskutime me kolegë, familjarë, të dashurë e me kë tjetër në mesin e shqipëtarëve. Ku të gjithë e kishin të qartë për çfarë po flasin përveç autorit të saj, Ilir Shaqiri.

    Ilir Shaqiri- Sabiani

    Ai në dëgjimin e parë të këngës ‘’Tradhtare’’ të bashkëudhëtarit të tij në garë, Sabianit tha se ky i fundit këngën ia ka kushtuar atij.

    Por çfarë tradhëtie ia ka bërë Iliri- Sabianit dhe pse Iliri vazhdonte të insistonte se ia kishte bërë atij këngën nuk e kishte të qartë askush.

    Nga Big Brother përveç që lulëzoi dashuria mes Sara Berishës dhe dj PM, nga ky i fundit rrugët iu hapën edhe bashkëpunimit të tij dhe dj Dagz me Yll Limanin.

    Sara Berisha dhe Dj PM

    Pasi djemtë e këndonin vazhdimisht në shtëpi kënga ‘’Besom’’ e publikuar vite më parë e njohur jo shumë, ajo arriti të skalitet në mendjet e publikut, sidomos për frazen ‘’A din pse? Se jan do dit’…’’

    Donaldin që me të hyrë në shtëpi lansoi këngën ‘’ TL’’ kushtuar ish të dashurës së tij në atë kohë, Bora Zemani, nuk e la të vetëm në këtë industri binjaku i tij, Romeo.

    Ai së bashku me producentin Elgit Doda patën publikuar këngën ‘’Pilot i zemrës’’ si dedikim i banorës Monika Lubonja për pilotin e dronëve që të tjerët nga jashtë ua dërgonin atyre brenda.

    E romanca Beatrix-Donald i ndau publikun në dy pjesë, ata që mendonin se kjo ishte tradhëti për Borën dhe ata që mendoni të kundërten e saj.

    Në grupin e parë ishte pa dyshim Semi, shoqja këngëtare e moderatores.

    Ajo dy ditë para finalës publikoi këngën ‘’Mos u kthe’’ në të cilën dukej sikur Semi këndonte atë që Bora ndiente për Donaldin.

    Ndërsa, personazhi më i  linçuara i ngjarjes, Beatrix Ramosaj pas eleminimit nga gara me këngën ‘’Faj’’ iu ktheu përgjigjje të gjithë atyre që thanë se ajo dhe Donaldi nuk e duan njëri-tjetrin.

    Donald dhe Betrix Ramosaj në Big Brother

    Këngës jo shumë të gjatë të Getinjos dhe Ana Kabashit ‘’ Je e vetmja dashuri’’ nuk iu deshë shumë kohë të flitet e përflitet.

    Atë dyshja po planifikon ta përpunojnë më ndryshe tashmë kur të dy janë jashtë shtëpisë. /Insajderi

    Getnjo- Ana Kabashi në studio

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark