Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit arrin marrëveshje bashkëpunimi për kërkime arkeologjike me Universitetin e Miçiganit, një nga universitetet më të rëndësishme në ShBA.
Ky bashkëpunim shënon fazën e dytë të projektit “Arkeologjia Rajonale në zonën e Pejës dhe Istogut të Kosovës”, duke kërkuar lokalitete të reja arkeologjike. Që nga fillimi i saj në vitin 2018, projekti ka bashkuar Institutin Arkeologjik të Kosovës dhe Muzeun e Arkeologjisë Antropologjike të Universitetit të Miçiganit.
Kërkimet arkeologjike do të bëhen sipas standardeve të larta shkencore me ekspertë nga Kosova, SHBA dhe vendet tjera. Marrëveshja gjithashtu parasheh edukimin e studentëve dhe të diplomuarve nga të dyja vendet, lidhur me mbrojtjen dhe menaxhimin e trashëgimisë.
Në fazën e fundit do të bëhet publikimi i rezultateve të kërkimit.