×
Insajderi

AKK: Webfaqet e komunave janë tërësisht jashtë funksionit

Insajderi
09 November 2022 - 13:34
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

Asociacioni i Komunave të Kosovës ka bërë të ditur se webfaqet e komunave janë tërësisht jashtë funksionit. Kjo është duke ndodhur qe disa  ditë. Sipas tyre, probleme kanë pasur me muaj por që disa ditë është tërësisht jashtë funksionit.

Lidhur me këtë problem, Asociacioni i Komunave të Kosovës i ka dërguar disa kërkesa Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal, por pa ndonjë efekt pozitiv në këtë drejtim.

Komunat edhe një herë shprehin nevojën urgjente në tejkalimin e kësaj situate nga institucionet përgjegjëse sikurse është Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal (MAPL) dhe Agjencia e Shoqërisë së Informacionit (ASHI).

Sipas zyrtarëve komunalë, kjo po ndodh kryesisht për shkak të problemeve apo ngarkesave në serverat që mirëmbahen ëebfaqet e komunave dhe të problemeve të natyrës së tillë, e të cilat janë tërësisht në nivelin qendror. 

Duhet ritheksuar se kjo gjë, ndëshkon Komunat, sidomos gjatë procesit të vlerësimit të transparencës, gjatë vlerësimit të performancës komunale, në procesin e publikimit të dokumenteve për konsultimet me publikun, sepse dihet që shumica e dokumenteve kanë afat kohor të caktuar të publikimit. Dhe këto ndëshkime pastaj bëhen tërësisht pa fajin e Komunave dhe Zyrtarëve të ngarkuar për këto çështje.

Këto shqetësime ka kohë që janë ngritur nga Kolegjiumi për Komunikim me Publikun, të Drejtorëve Komunal për Administratë dhe Kolegjiumin e Zyrtarëve Komunale të IT-ve por ende nuk ka nje zgjidhje te problemit.

OP-ED
Nga Rubrika

© 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark