×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Arrestimi i tre zyrtarëve të Komunës së Prishtinës, policia jep detaje

    Insajderi
    09 September 2023 - 09:10
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Tre zyrtarë të Qendrës për Punë Sociale në Komunën e Prishtinës, janë arrestuar dje nën dyshimin për keqpërdorim të detyrës apo autoritetit zyrtar. 

    Përmes raportit 24 orësh, Policia ka bërë me dije se të dyshuarit pas intervistimit, me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.

    “Tre persona, dy meshkuj dhe një femër, kosovarë, zyrtarë të Qendrës për Punë Sociale në Komunën e Prishtinës, janë arrestuar për shkak të dyshimit se kanë kryer veprën penale të lartcekur. Të dyshuarit pas intervistimit në prani të avokatëve mbrojtës me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.

    Gazeta Insajderi raporti dje se zyrtarët Fadil Aliu- Heretica dhe Vehbi Mujku ndodhen prapa grilave.

    Lidhur me këtë u intervistua edhe nënkryetari Alban Zogaj.

    Sipas njoftimit të prokurorisë, dy zyrtarët dyshohen se gjatë ushtrimit të detyrave të tyre zyrtare, në mënyrë të kundërligjshme, kanë punësuar rreth 10 persona në këtë institucion, si dhe në mënyrë të kundërligjshme e kanë caktuar si menaxher për trajtimin e një rasti të dhunës seksuale, njërën nga të punësuarat përkundër faktit se e angazhuara nuk i kishte plotësuar kushtet ligjore për të trajtuar një rast të tillë dhe të ndjeshëm.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark