×
Insajderi

“Atë policin që e kanë vra” – Si e përçmoi Mimoza Kusari Heroin e Kosovës që po përkujtohet sot

Insajderi
26 July 2023 - 11:39
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

“Atë policin që e kanë vra” – Kështu iu referua Shefja e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Mimoza Kusari – Lila, heroit të Kosovës, Enver Zymberi i cili sot po përkujtohet me nderime të larta në 12 vjetorin e rënies së tij.

Heroi i Kosovës, polici Enver Zymberi ishte vrarë nga bandat kriminale serbe në pjesën veriore të Kosovës gjatë një aksioni të Policisë së Kosovës në vitin 2011 për marrjen e pikave kufitare

12 vite pas rënies, emri i tij kujtohet e përmendet me nderë të lartë.

Por, jo për të gjithë. Kujtojmë bisedën që ditë më parë i doli deputetes së VV’së me deputetin e Listës Serbe.

Në këto incizime që u publikuan nga “Nacionale” dëgjohet teksa shefja e grupit parlamentar të VV-së, Mimoza Kusari-Lila fliste për Enver Zymberin.

Në bashkëbisedë me deputetin serb Slavko Simiq, Kusari-Lila iu referua heroit të Kosovës si “ai polici që e kanë vra” pa treguar të dyshuar për vrasjen e tij janë serbët.

Pjesë e shkëputur nga biseda:

Aq ma bën për Uran Ismailin. Ai është… Ka vdekur ai lajm. Ai është idiot patetik, të them. Urani ka qenë shok i imi. Me Uranin kemi qenë në Qeveri, kur unë kam qenë Ministre. Me Uranin kemi pasur shoqëri të mirë. Urani ka qenë një nga djemt urbanë që kanë shkuar në PDK. Kemi pasur marrëdhënien më të mirë. Urani, dy herë, jo një herë, dy herë, publikisht, më ka sulmuar në mënyrën më të ultë. As të tjerët nuk kanë bërë çfarë ka bërë ai. Herën e parë e ka bërë, e di atë policin Enver Zymberi që e kanë vrarë, po flisnim për gjendjen në energji në Komision, ai ende ishte deputet atëherë”, deklaron Kusari-Lila gjatë kësaj bisede.

Shefi i Kusari – Lilës, Albin Kurti sot gjatë mbledhjës së qeverisë kërkoi që vrasësit e tij të dënohen. “Dënimi për vrasësit e policit Enver Zymberi është domosdoshmëri“, tha Kurti.

Kush është Enver Zymberi – Polici hero që u përçmua nga Mimoza Kusari?

26 korriku është data në të cilën përkujtohet polici Enver Zymberi që u vra në detyrë, gjatë një aksioni në veri të vendit.

Mbi 20 minuta luftime kishin pasur 50 policë të Kosovës me 10-15 serbë. Por një plumb i vetëm snajperi e kishte rrokë në ballë, policin Enver Zymberi. Ajo ishte nata më e gjatë dhe e tmerrshme për njësitë speciale të Policisë së Kosovës, që ishin të rrethuara nga serbë të armatosur.

Një plumb snajperi në ballë, i kishte marrë jetën edhe policit Enver Zymberi 12 vjet më parë.

Derisa, polici Enver Zymberi ka marrë edhe titullin “Hero i Kosovës”, me motivacionin “për trimërinë dhe përkushtimin e treguar deri në flijim për vendosjen e sundimit të ligjit në tërë territorin e Republikës së Kosovës”.

OP-ED
Nga Rubrika

© 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark