×
  • Sport
  • Sport

    Bashkimi triumfon në takimin ndaj Golden Eagle Ylli

    Insajderi
    24 September 2023 - 23:03
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Bashkimi regjistroi fitoren e parë në këtë edicion të Prince Caffe Superligës. Prizrenasit në Therandë kanë mundur Golden Eagle Yllin me rezultat 71:77 (13:22, 17:22, 30:21, 11:12).

    Fillimi i ndeshjes ishte i barabartë deri në minutën e gjashtë pranë rezultatit 13:13, kur më pas prizrenasit me një seri prej 0:9, e fituan çerekun e parë 13:22.

    Mysafirët vazhduan me lojë të mirë dhe ngritën epërsinë në 17 pikë, 18:35, ndërsa pjesa e parë përfundoi 30:44. Therandasit nuk u ndalën as në periodën e tretë, ku afrojnë rezultatin minimalisht në 58:59, kurse shifrat pas 30 minutash ishin 60:65. Ylli tentoi rikthimin deri në fund, por nuk ia arriti qëllimi dhe Bashkimi fitoi 71:77, duke regjistruar fitoren e parë në këtë edicion dhe ia shkaktoi humbjen e parë therandasve.

    Te Ylli më të mirët ishin Jalen Nesbitt me 13 pikë, tetë kërcime e tri asistime, Gëzim Morina me 19 pikë, tri kërcime e pesë asistime dhe Henrik Sirko me 13 pikë e tetë kërcime, kurse te Bashkimi më i miri ishte Erik Copes me 25 pikë e 14 kërcime, duke u ndihmuar nga Altin Morina me 21 pikë dhe Grant Lozoya me 11 pikë e tetë kërcime.

    OP-ED
    Nga Rubrika
    Sport
    19 May 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark