Ministria e Mbrojtjes në Gjermani ka thënë të shtunën se është duke analizuar nëse një videokonferencë konfidenciale për Ukrainën, është incizuar prej jashtë, pasi një material është publikuar në rrjetet sociale ruse. Shefja e kanalit televiziv rus RT, të mbështetur prej shtetit, Margarita Simonyan, e ka publikuar të premten një...