Policia e Kosovës ka njoftuar se në Veri të Mitrovicës është arrestuar një mashkull serb pasi që në gjendje të dehur ai kishte sulmuar fizikisht bashkëshorten dhe vajzën e tij. Sipas njoftimit të policisë pas intervistimit me urdhër te prokurorit i dyshuari u dërgua në mbajtje.