×
  • LifeStyle
  • LifeStyle

    Çfarë pritet të ndodhë me sistemin diellor kur të ‘vdes’ dielli?

    Insajderi
    16 October 2022 - 18:33
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Çfarë do të ndodhë me sistemin diellor kur dielli të vdes? Mund të jetë fundi i planetit Tokë, por jeta ende mund të gjejë një rrugë, shkruan Astronomy.com, përcjell Insajderi.

    Në rreth 5 miliardë vjet, dielli do të shuhet pa energji dhe do ta ndryshojë në mënyrë drastike sistemin diellor. Oqeanet do të thahen, me planetët e tjera që do të konsumohen.

    Dielli fuqizohet nga shkrirja bërthamore dhe e kthen hidrogjenin në helium, një proces ky që shndërron masën në energji. Sapo të ketë mbaruar furnizimi me karburant, dielli do të fillojë të rritet në mënyrë dramatike. Shtresat e tij të jashtme do të zgjerohen derisa të përfshijë pjesën më të madhe të sistemit diellor, pasi bëhet ajo që astronomët e quajnë një gjigant i kuq.

    Dhe çfarë do të ndodhë me planetët sapo dielli të hyjë në fazën e gjigantit të kuq? ‘Shkatërrimi’ i sistemit diellor është ende një temë debati midis shkencëtarëve. Nuk është ende e qartë se sa do të zgjerohet saktësisht dielli dhe si do të ndryshojnë kushtet. Por disa gjëra duken të mundshme.

    Vdekja e ngadaltë do të shkatërrojë jetën në Tokë, por gjithashtu mund të krijojë botë të banueshme, shkruan Astronomy.com

    Çdo njeri i mbetur përreth mund të gjejë strehë në Pluton dhe planetë të tjerë xhuxhë të largët në Brezin Kuiper.

    Sistemi diellor në ditët e fundit të Diellit.

    Mërkuri
    Gjatë gjithë historisë së sistemit diellor, planeti i merkurit është pjekur nga dielli. Ndërsa dielli plaket, merkuri do të avullojë kemikalet e mbetura përpara se të avullojë përfundimisht të gjithë planetin në një version ‘Slow Motion’ – me lëvizje të ngadaltë.

    Venusi
    Venusi nganjëherë quhet “binjaku i Tokës”, sepse planetët fqinje janë të ngjashme në madhësi dhe përbërje. Ndërsa Dielli zgjerohet, ai do të djegë atmosferën e Venusit. Më pas, edhe ai do të konsumohet nga dielli.

    Toka
    Ndërsa diellit mund t’i kenë mbetur 5 miliardë vjet para se të mbarojë karburanti, jeta në Tokë ka mundësi të zhduket shumë përpara se të ndodhë kjo.

    Dhe, kur dielli të kthehet në një gjigant të kuq, Toka gjithashtu do të ‘avullohet’ – ndoshta vetëm disa milionë vjet pasi Merkuri dhe Venusi të jenë konsumuar. Të gjithë shkëmbinjtë, fosilet dhe mbetjet e krijesave që kanë jetuar këtu do të gllabërohen nga rruzulli në rritje i Diellit, duke fshirë çdo gjurmë të mbetur të ekzistencës së njerëzimit në Tokë.

    Mars

    Provat e fundit kanë treguar se Marsi mund të ketë ende ujë që fshihet nën sipërfaqen e tij. Marsi mund t’i shpëtojë shtrirjes së diellit – pasi është në vijën kufitare – por ai ujë ka të ngjarë të zhduket në kohën kur ylli gjigant i kuq do të marrë kontrollin e sistemit të brendshëm diellor.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark