×
  • Lajme
  • Lajme

    Ditë e zezë në Slloveni: 25 viktima dhe 557 raste të reja të koronavirusit

    Insajderi
    02 November 2020 - 12:17
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Në 24 orët e fundit në Slloveni, nga 2.244 testime janë konfirmuar 557 raste të reja të infektimit me COVID-19, që do të thotë se përqindja e testeve pozitive ishte 24,82 për qind, transmetojnë mediat sllovene.

    Sipas të dhënave zyrtare, nëpër spitale gjenden 868 të sëmurë, ndërsa në kujdesin intensiv shërohen 135 pacientë.

    25 persona kanë vdekur si pasoj e infektimit me koronavirus.

    Në Slloveni edhe këtë javë vazhdojnë masat e rrepta restriktive të cilat përfshijnë kufizimin e lëvizjes në rajonin e komunës ku jetojnë, ndalesën e daljes nga shtëpitë dhe banesat në orët e natës, mbylljen e një pjese të shërbimeve, përfshirë veprimtaritë tregtare të cilat nuk përfshinë prodhimet e domosdoshme jetësore, mbajtjen e maskave në vend të hapur dhe masat tjera epidemiologjike, shkruan Hina./Insajderi.org.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark