×
Insajderi

E tmerrshme: Zbulohet identiteti i vushtrriasit që i kërkoi motrës të kryej marrëdhënie seksuale, dërgohet në polici

Insajderi
12 December 2022 - 23:27
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

Marrëdhëniet seksuale brenda familjes janë vepër e sanksionuar me Kodin Penal dhe kushdo që kryen akt seksual me familjarë dënohet me burgim. Një kërkesë të tillë për të kryer seks, po dyshohet se ia ka bërë një 27-vjeçar motrës së tij në Vushtrri. Ky rast i tmerrshëm është raportuar nga viktima të dielën në stacionin policor, që pasoi me arrestimin e vëllait të saj.

Kush është i dyshuari dhe cili është vendimi i Gjykatës ndaj tij?

Burimet nga Prokuroria kanë bërë me dije se i dyshuari për këtë rast është B.F., të cilit Sinjali ka vendosur që të mos ia publikojë identitetin e plotë me qëllim të ruajtjes së identitetit të familjes dhe për shkak të ndjeshmërisë së rastit.

Ndaj të dyshuarit, brenda afatit ligjor Prokuroria ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit, kërkesë kjo qe u aprovua nga Gjykata gjatë ditës se sotme, kur i riu doli përballë gjyqtarit të procedurës paraprake.

Burimet nga Prokuroria kanë bërë me dije se 31-vjeçarja ia ka mësyrë dje Policisë në Vushtrri për ta raportuar vëllain e saj. E shqetësuar në masë të madhe dhe e shokuar për atë që kishe ndodhur, viktima vendosi të kërkojë ndihmë nga Policia.

Bazuar në dëshminë e saj të dhënë para hetuesve policorë, Sinjali mëson se ajo ka deklaruar se vëllai i saj e kishte ngacmuar seksualisht kur ajo shkoi në shtëpinë e tyre për ta kaluar vikendin së bashku. 31-vjeçarja, derisa po qëndronte me fëmijët e saj dhe nënën ishte përballur me një situatë që e la pa fjalë.

Vëllai i saj po dyshohet se e ka prekur organin e tij gjenital dhe i është drejtuar motrës me fjalët “hajde n’banjo për ni turr masi e ki burrin jashtë..”, thonë burimet e Sinjalit.

Përballë kësaj situate, ajo është larguar nga shtëpia e nënës dhe e ka denoncuar rastin në Polici.

Denoncimi i saj ka aktivizuar Policinë, me ç’rast i dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit ishte dërguar në mbajtje me urdhër të Prokurorit të Shtetit.

Ndryshe, i dyshuari për këtë rast rrezikon të dënohet me burgim. Sipas Kodit “kushdo që ngacmon seksualisht personin tjetër, në veçanti personin i cili është i ndjeshëm për shkak të moshës, sëmundjes, paaftësisë, varësisë, shtatzënisë, paaftësisë së rëndë fizike apo mendore, dënohet me gjobë ose me burgim deri në tri (3) vjet.”

OP-ED
Nga Rubrika

© 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark