×
  • Showbiz
  • Show

    “Ëhë përfekt qatyy, qo mjekrrën”, bëhet viral fotografi që realizoi fotosesionin e Gresa Hotit (VIDEO)

    Insajderi
    14 March 2023 - 18:07
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ish banorja e Big Brother VIP Kosova, Gresa Hoti, e cila njëkohësisht është edhe modele, gjatë qëndrimit të saj në shtëpinë e famshme, ka realizuar një ‘photoshooting’, apo ndryshe një sesion fotografish.

    Përtej bukurisë së modeles, vëmendje të madhe mori fotografi Artan Korenica i cili ia realizoi fotosesionin Gresës.

    “Ëhë përfekt, qaty, qo mjekrrën, najs najs, ëhë ule mjekrrën pak, qatyy”, ishin disa prej fjalëve që fotografi kishte përdorur, por cka e bëri virale më shumë ishte theksimi dhe zgjatja e fjalëve.

    Nuk kaloj shumë kohë dhe filluan shakat me audion, duke e përdorur jo vetëm njerëzit e TikTok-ut, por edhe figurat publike.

    @gresa.bigbrother #gresahoti #bigbrothervipkosova #photoshooting #photoshoot #model #beauty #fyp #viral ♬ original sound – GRESA

    Madje ishte edhe vetë opinonisti i këtij formati, Olti Curri, që e ka realizuar një video me audion virale në formë shakaje.Insajderi/.

    @olticurritiktok

    Shooting time

    ♬ original sound – 🇽🇰❤️

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark