×
  • Lajme
  • Lajme

    Eskalon rritja e çmimeve të derivateve në Kosovë

    Insajderi
    10 June 2022 - 14:18
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Edhe sot çmimet e derivateve në Kosovë kanë shënuar rritje.

    Çmimi i naftës ka arritur në 1.87 centë nga 1.82 sa ka qenë dje.

    Kurse benzina sot po shitet me 1.89 euro, nga 1.84 centë sa ka qenë ditën e djeshme.

    Qeveria pritet ta bëjë së shpejti një ndërhyrje me anë të një vendimi.

    Sipas vendimit që pritet të merret nga qeveria, 2 deri në 3 centë do të përcaktohet fitimi për një litër naftë për shitësit me shumicë, ndërsa 6-10 centë për shitësit me pakicë.

    “Pritet që 2-3 centë do të jetë fitimi për një litër naftë për shitësit me shumicë, ndërsa 6-10 centë do të jetë fitimi për litër për shitësit me pakicë. Ndërsa, 10 centë për litër do të jetë fitimi për shitje me pakicë për subjektet që nuk janë importuese”.

    Vendimi parashihet të jetë për një periudhë 90-ditore dhe më këtë vendim është propozuar që çmimi i naftës të zbritet 10 deri 12 centë.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark