×
  • Showbiz
  • Show / Showbiz

    Faqet mbështetëse të tij po sulmohen vazhdimisht, Luizi reagon i revoltuar, krahason situatën me atë që i ndodhte Kiarës dikur

    Insajderi
    07 September 2023 - 16:03
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Luiz Ejlli nuk po gjen qetësi me Instagramin e tij.

    Sa ishte brenda por edhe pas daljes llogaria e tij është mbyllur disa herë.

    Së fundmi iu hoq edhe shigjeta blu e verifikimit, dy javë pasi iu vendos.

    Por jo vetëm kaq. Nën sulm të vazhdueshëm janë edhe disa faqe që mbështesin këngëtarin.

    Më e madhja prej tyre është mbyllur dhe kjo ka revoltuar Luizin.

    Ai ka bërë edhe një krahasim me periudhën e “BBV”, kur asokohe s’kishin ç’i bënin Luizit dhe sulmonin Kiarën. Kësaj here, s’kanë ç’i bëjnë atij dhe sulmojnë fanpage-t.

    “Më vjen keq që fanpage-t që më mbështesin mua po sulmohen sepse me mua nuk ia dalin dot, njëlloj sikur Kiara në Big.”- ka shkruar Luizi.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark