×
  • Showbiz
  • Show / Showbiz

    Fjoralba i reagon ashpër Zhaklinës: Vendi ku po ndihesh e mbrojtur ka përdhunuar mbi 20 mijë nëna shqiptare

    Insajderi
    16 May 2023 - 13:39
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    “Jam e sigurt në Serbi sepse s’ka shqipe”.

    Kjo është deklarata virale e Zhaklin Lekatarit, e cila është cilësuar si antishqiptare nga shumë persona, përfshirë edhe figura të njohura.

    E një ndër to është edhe Fjoralba Ponari.

    Moderatorja madje e cilësoi çnjerëzore këtë koment të Zhakut, në një status në Tëitter, ku ndër të tjera shkruante: 

    “T’i hedhësh kripë plagës, ende të hapur të mijëra shqiptarëve që kanë humbur familjarë, miq e të njohur në luftën e Kosovës, për shkak të sjelljeve shtazarake të një turme pa kokë, është anti-shqiptare dhe çnjerëzore. Një kujtesë e vogël, vendi ku po ndihesh e mbrojtur, ka vrarë mbi 10000 bije nënash, e përdhunuar mbi 20000 të tjera.”

    Ajo ka marrë një replikë edhe nga opinionistja e “BBV2”, e cila i shkruan: “Pse nuk bërë asgjë kundër turmës shtazarake që më përdhunoi virtualisht për pesë muaj? Ku ishin statuset e tua?”

    Fjoralba nuk e la me kaq duke iu kthyer sërish: “Këtu kanë qenë, janë dhe do jenë. Virtuale dhe jo vetëm. Më vjen shumë keq, por nuk e kam përligjur kurrë dhunën, të asnjë forme, kundër askujt. Sikurse nuk pranoj analogji mes reagimeve të një tufe shpellarësh me masakrat e ’98.”

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark