×
  • Sport
  • Euro 2016

    Griezman e afron Francën drejt finales së madhe

    Insajderi
    07 July 2016 - 21:54
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një gol i shënuar në minutat shtesë nga penaltia nga Antoine Griezmann e ka përmbyllur pjesën e parë të ndeshjes gjysmëfinale Francë-Gjermani.

    Mesfushori gjerman Bastian Schëinsteiger preku topin me dorë në zonë, ndërsa sulmuesi i Atletios mposhti pa problem portierin më të mirë në botë, Neuer.

    Pjesa e parë e ndeshjes ka qenë e barabartë, ndërsa që të dy ekipet kanë pasur momentumet e tyre.

    Fituesi i ndeshjes do të takohet me Portugalinë të dielën në finalen e madhe.

    Nëse Franca fiton, atëherë kjo do të jetë finalja e parë pas asaj të botërorit, kur humbi nga Italia.

    Në anën tjetër, Gjermani vazhdon të jetë kampione bote./Insajderi.com

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark