×
  • Sport
  • Euro 2016

    Griezmann ia dedikon fitoren grupit – ja krahasimi që bën me Michel Platininë

    Insajderi
    07 July 2016 - 23:51
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Antoine Griezmann do të mbahet mend gjatë me Francën pas dy golave të shënuar ndaj Gjermanisë, duke i eliminuar nga “Euro 2016”.

    Griezmann shënoi golin e parë me 11-metërsh në fund të pjesës së parë, ndërsa realizoi golin e dytë në minutën e 72’ të pjesës së dytë.

    Pas kualifikimit të bluve në finale me Portugalinë, Griezmann ia dedikoi fitoren shokëve të skuadrës. “Kjo është fitorja e një grupit”,-tha ai sipas mediave franceze.

    Aktualisht, Griezmann numëron 6 gola në Evropian dhe ndodhet 3 gola larg rekordit që mbahet nga Mishel Platini.

    Duke folur për krahasimin me legjendën e futbollit francez, Greizmann u shpreh se: “Jam akoma larg Platini, shpresoj që një ditë t’i afrohem atij. Atmosfera ishte e shkëlqyer, publiku ishte i shkëlqyer”, tha ai pas ndeshjes.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark