×
  • Sport
  • Sport

    Hummels po mendon penzionimin nga futbolli aktiv

    Insajderi
    18 September 2023 - 14:40
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Mats Hummels mund të jetë duke luajtur sezonin e tij të fundit në futbollin profesionist dhe mund të pensionohet pas përfundimit të këtij edicioni.

    Është raportuar nga njerëzit që rrethojnë mbrojtësin se ky sezon ka të ngjarë të jetë i fundit i tij me kontratën e tij që skadon gjithashtu verën e ardhshme.

    Pavarësisht se nuk është më kapiten në Dortmund, Hummels është ende një element kyç në dhomën e zhveshjes pasi jo vetëm që sjell përvojë, ai është gjithashtu një nga lojtarët e vetëm që ka fituar disa trofe, kështu që sjell një mentalitet fitues që aktualisht nuk është i pranishëm te Dortmundi.

    Një largim i mundshëm i Hummels do të linte një boshllëk brenda Dortmundit që do të jetë e vështirë për ta mbushur veçanërisht me Marco Reus që gjithashtu ka një rol më të vogël në ekip këtë sezon.

    34-vjeçari gjithashtu vazhdon të jetë i rëndësishëm në fushë edhe për Dortmundin. Dy golat e tij në fundjavë e ndihmuan Dortmundin të mposhtte Freiburgun 4-2. /KosovaPress/

    OP-ED
    Nga Rubrika
    Sport
    19 May 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark