×
  • Sport
  • Sport

    Ish-futbollisti i njohur rumun, Adrian Mutu: E pabesueshme që në vitin 2023 një kombëtare luan në asi fushe

    Insajderi
    16 June 2023 - 23:45
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Legjenda rumune Adrian Mutu ka kritikuar fushën “Fadil Vokrri” pas barazimit të Kosovës ndaj Rumanisë.

    Mutu ka dhënë një analizë të gjatë për ndeshjen që u zhvillua në Prishtinë duke deklaruar se Kosova dominoi ndaj Rumanisë.

    Ishte një ndehsje në të cilën u dominuan, nuk menaxhuam të bënim shumë në aspektin ofensivë, provuam me disa kundërzbritje që na vendosen në situata të rrezikshme. Nuk mund ta besoj se në vitin 2023 një kombëtare mund të luajë në këso fushës, ne nuk provuam as të ndërtonim”.

    Mendoj se Rumania zhvilloi një lojë të mirë defensive. Lojtarët më të mirë ishin qendërmbrojtësit, Moldovan mbi të gjithë, ai dha shumë siguri. Ndeshja e radhës për Izraelin është ndaj Andorrës në letër Izraeli fiton, dhe ne takohemi me Zvicrën, nëse shkon kështu do të jetë e barabartë dhe do të vendoset direkt me ta”.

    Ndryshime të duhura për Morutan dhe Mihaila në vend të Man dhe Coman, ata nuk treguan shumë në këtë ndeshje. Mihaila ishte pak më i rrezikshëm se Coman. Kur Alibec dhe Hagi hynë, ishte shumë më rrezikshëm. Do të doja të kishte ndodhur më parë”, deklaroi ai për Antena 1.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark