×
  • Lajme
  • Insajderi / Ballina 5

    Jasharaj: Nagavci është dashur t’u kërkojë falje prindërve e mësimdhënësve

    Insajderi
    26 August 2023 - 19:09
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryetari i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës, Rrahman Jasharaj ka thënë se ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci do të duhej të kërkonte falje te prindërit dhe mësimdhënësit pas situatës së krijuar me librat shkollorë.

    Ai tha se ky është komplikim i radhës, duke folur edhe për problemet në “E-Kosovo” për aplikim.

    “Ky është një komplikim i radhës dhe unë po them që MASHTI lë të bëj çfarë të dojë, pasi Nagavci në takimin e dytë më mediat është dashur të kërkoj falje prindërve dhe mësimdhënësve për gjërat që kanë ndodhur me tekstet shkollore. Tash e kemi një komplikim në e-Kosova për rimbursim të teksteve shkollore. Kjo po krijon telashe ngase siç e lexova nga mediat, pasi me MASHTI-in nuk kemi ndonjë komunikim për shkak të qëndrimeve të Nagavcit, se ajo mendon që vet duhet të bëj gjithçka për arsimin e kjo po i del gabim”, ka deklaruar Jasharaj për Telegrafin.

    Ai ka përmendur edhe vërejtjet e prindërve që nuk patën mundësi të aplikojnë për shkak të moshës së fëmijëve.

    “Kishte vërejtje të prindërve që fëmijët e tyre në gjysmën e shtatorit do t’i bëjnë vitet për tu regjistruar në klasën e parë dhe ata nuk kanë mundësi të aplikojnë, pastaj nuk janë 100 ose 200, por janë mbi 100 mijë prindër që duhet të aplikojnë për këtë rimbursim”, tha ai.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark