×
  • Showbiz
  • Show

    Jori Delli shuan dyshimet për raportin me Noizy, tregon se çka i bashkoi

    Insajderi
    17 May 2023 - 17:03
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Modelja Jori Delli u bë e njohur për shqiptarë edhe më shumë me pjesëmarrjen në edicionin e dytë të Big Brother VIP Albania.

    Pas daljes nga shtëpia e famshme, modelja u pa në shoqëri të reperi të njohur, Noizy në një hajt luksoz në Jug të Shqipërisë.

    Postimet e tyre ku shiheshin në të njëjtin ambient ngjallën dyshimet se mes dyshes kishte lindur diçka më shumë se miqësi.

    Foto: Jori Delli/Instagram

    Por, në një intervistë në Top Albania Radio, modelja ka mohuar këta zëra madje zbuloi se arsye pse u pa në shoqëri të Noizyt ishte sepse ajo do të jetë pjesë e videoklipit të tij.

    “Ishte një bashkëpunim për videoklip. Kam qenë pjesë e videoklipit të Noizyt, kisha 3 ditë xhirime, filluam në Palasë, në Vlorë dhe në fund ishin te Currilat. Erdhi kërkesa në Instagram, fola me regjisorin, nuk e njihja më parë Noizyn. Më shkroi që do i pëlqente të isha pjesë e videoklipit”, tha modelja.

    Foto: Noizy/Instagram

    “Ideja ishte shumë e bukur. Mes meje dhe Noizyt nuk ka ndodhur asgjë përveç këtij bashkëpunimi. Noizy dhe ekipi i tij kanë qenë shumë profesionalë, jemi kënaqur shumë”, u shpreh Jori.

    Ndryshe, kujtojmë që Jori qëndroi për disa javë në BBVA dhe u kthye në një prej banoreve më të dashura për publikun për shkak të pozitivitetit që transmetonte. 

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark