×
  • Sport
  • Sport

    Kabashi përdori gjuhë të ulët drejtuar gjyqtarëve – Komisioni i Disiplinës gjobit rëndë Ballkanin dhe drejtuesit e klubit

    Insajderi
    03 March 2023 - 18:43
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Komisioni Disiplinor i Federatës së Futbollit të Kosovës ka gjobitur rëndë ekipin e Ballkanit, kryetarin e saj, trajnerin, drejtorin sportiv dhe ndihmësmenaxherin për ndeshjen Ballkani-Dukagjini

    Nga vendimet e marra, klubi i Ballkanit është dënuar me 1500 euro për shkak të lëshimit në organizimin e ndeshjes.

    Kryetari i Ballkanit, Arsim Kabashi është dënuar me 1000 euro për shkak që sipas tyre i ka kërcënuar, fyer dhe ofenduar gjyqtarët e takimit Ballkani-Dukagjini.

    Ndihmësmenaxheri i Ballkanit, Idriz Hajrizi është dënuar me 500 euro, trajneri Ilir Daja me 1000 euro, dhe drejtori sportiv, Nderim Nexhipi me 300 euro.

    Gjithsej, dënimi për Ballkanin shkon në 4300 euro

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark