×
  • Sport
  • Sport

    Kosova synon “shumë medalje” në Evropianin e karatesë për të rinj

    Insajderi
    02 February 2023 - 22:51
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    I madh është numri i karateistëve që do të marrin pjesë në Kampionatin Evropian për kadetë, juniorë dhe grupmoshën U21. I madh është edhe besimi i selektorit Ylber Syla se nga Larnaca e Qipros, Kosova do të kthehet me shumë medalje.

    Evropiani për grupmosha të reja nis të premten dhe përfundon të dielën.

    Kosova në Qipro ka udhëtuar me 34 karateistë, ndërsa pritjet për medalje janë nga tri grupmoshat – kadetë, juniorë dhe U21.

    Në fakt, Kosovës nuk i kanë munguar medaljet në edicionet e kaluara të kësaj ngjarjeje.

    Në ekipin e Kosovës që ka udhëtuar për në Qipro janë edhe fituesit e medaljeve të bronzta (juniorët) nga kampionatet e kaluara evropiane për të rinj, Behije Mustafa dhe Betim Maliqi.

    Mustafa fitoi të bronztën në vitin 2021 në Finlandë, kurse Maliqi në vitin 2020 në Hungari. Ndërsa Melos Gashi kishte fituar të argjendtën si kadet në vitin 2019 në Danimarkë

    Selektori Syla përmend emrat e disa garuesve prej të cilëve pret medalje.

    “Ne kemi pasur gjithmonë suksese dhe medalje. Besoj fuqishëm se do të marrim sërish medalje. Atmosfera është shumë e mirë në ekipin e karatesë. Kemi karateistë të talentuar te kadetët dhe juniorët. Kemi edhe fitues të medaljeve brenda ekipit. Në bazë të përvojës që kanë pritjet janë të mëdha nga Behije Mustafa, Betim Maliqi, Melos Gashi, Vlera Qerimi, Elmedina Istogu dhe disa të tjerë”, ka thënë Syla për KOHËN.

    Ndërkohë karateisti Melos Gashi është i gatshëm që edhe në grupmoshën U21 të fitojë medalje.

    “Pritshmëritë janë të mëdha, jo vetëm për shkak të medaljes, por edhe për përgatitjet e shumta që i kam bërë për këtë kampionat. Kam marrë pjesë në shumë gara të forta me konkurrencë të fortë, në të cilat kam treguar paraqitje shumë të mira dhe mendoj se kam marrë përvojën e mjaftueshme për këtë Evropian”, ka thënë Gashi. /Koha/

    OP-ED
    Nga Rubrika
    Sport
    19 May 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark