×
  • Lajme
  • Insajderi / Ballina 5

    Krimi që tronditi Kosovën- Vrasësi i gruas shtatzënë është arratisur

    Insajderi
    30 November 2022 - 19:49
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ish-bashkëshorti që kreu aktin makabër ndaj ish-gruas së tij është arratisur. Ai ende nuk është arrestuar nga Policia e Kosovës. Burimet e Insajderit kanë treguar se Policia e Kosovës është aktivizuar për të identifikuar autorin e krimit.

    Insajderi ka mësuar se e ndjera ishte e shtrirë në këtë repart dhe se ndaj saj janë shkrepur disa plumba.

    Ajo iu kishte thënë infermierëve se po dilte deri te kioskat në oborrin e QKUK’së për kishte dalë për të blerë gjëra ushqimore. Pasi kishte kryer blerjet, ajo ishte ulur për të pushuar pak tek ulëset në oborrin e Gjinekologjisë.

    Aty ishte shfaqur ish-bashkëshorti i saj, i cili e vrau me armë zjarri.

    Burimet e Insajderit tregojnë se ndaj viktimës janë shkrepur disa plumba.

    Pas aktit makabër, ish-bashkëshorti i saj është arratisur.

    Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes si dhe ekipi mjekësor të cilët kanë konstatuar vdekjen  e viktimës, e moshës 35 vjeçe.

    Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës po ashtu ka konfirmuar se një grua rreth 35-vjeç dyshohet se është vrarë në oborrin e QKUK-së, sonte rreth orës 18:00. 

    Pak ditë më parë u vra edhe një grua nga burri i saj.

    63 vjeçarja Sadije Godeni u gjet e vrarë në shtëpinë e saj në rrugën “Mark Isaku”, në Prishtinë, ku vrasjen e saj me sëpatë po dyshohet se ka kryer bashkëshorti i saj Izet Godeni. I cili tashmë është arrestuar.

    63-vjeçarja thuhet të ishte në gjumë.

    E më pas, 70-vjeçari u vetëdorzua në polici me të nisë muzgu, të cilët më pas ia konfiskuan sëpatën me të cilën dyshohet se kreu vrasjen.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark