×
  • Lajme
  • Insajderi

    Kryetari i Sindikatës së Punëtorëve të Trepçës jep detaje për minatorët e ngujuar

    Insajderi
    10 April 2023 - 17:07
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Rreth 40 minatorë kanë mbetur të bllokuar në Minierën e Stantërgut që nga orët e hershme të mëngjesit për shkak se një ashensor është prishur.

    Kryetari i Sindikatës së Punëtorëve të Trepçës, Ibrahim Jonuzi, për Insajderin ka thënë se për pak minuta do të nxirren edhe tre minatorët e bllokuar.

    “18 orë kanë qenë të bllokuar rreth 40 minatorë, për momentin gjenden edhe tre, pjesa tjetër kanë dal. Jemi në proces të ndërrimit për shkak të sistemit të montimit për shkak të kujdestarisë duhet me qenë prezent aty”, ka thënë Jonuzi.

    Jonuzi gjithashtu ka thënë se kjo situatë po përsëritet që disa herë./Insajderi

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark