×
Insajderi / Insajderi

Kurti e Sveçla vizitojnë policët e Kosovës në Mitrovicë të Veriut, iu çojnë bakllavë

Insajderi
28 June 2023 - 19:00
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

Kreu i shtetit, Albin Kurti ka njoftuar sot se ka qëndruar për vizitë në veri të Kosovës. Ai bashkë me ministrin e Brendshëm, Xhelal Sveçla, kanë vizituar njësitet e policisë së Kosovës tek Kroi i Vitakut.

Ata kanë qëndruar edhe në kampin “Belvedere”.

Me rastin e festës së Kurban Bajramit, kryeministri u ka dërguar policëve edhe bakllava.

“Bakllava e ëmbëlsira për policët tanë në veri të vendit. Bashkë me Ministrin e Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla dhe zëvendësin e tij, Blerim Gashani, vizituam njësitet tona te Kroi i Vitakut. Përgatitja e lartë profesionale është garanci për zbatimin e ligjit dhe për sigurinë si e mirë publike që u ofrohet të gjithë qytetarëve pa dallim. Diskutimin e vazhduam edhe në qendrën “Belvedere””, ka shkruar Kurti në Facebook.

OP-ED
Nga Rubrika

© 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark