×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Kurti qorton të rinjtë e VV-së: Sa më shumë tekste e video në rrjetet tona sociale

    Insajderi
    22 October 2022 - 21:32
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Lëvizja Vetëvendosje sot e ka mbajtur mbledhjen e parë të Këshillit të Përgjithshëm të organizatës Rinia për Vetëvendosje.

    Për të folur para të rinjve ishte edhe lideri i partisë, Albin Kurti. Në mesin e shumë gjërave që i tha, ai gjeti një hapësirë për t’i kritikuar ata.

    “Pjesëmarrja e të rinjve në politikë nuk është thjeshtë e karakterit elektoral ku votohet, e madje nuk është më as thjeshtë e pjesëmarrjes në ndonjë punë vullnetare, fushatë vetëdijesimi, apo aktiviteti politik e publik”, tha Kurti, shkruan Gazeta Insajderi.

    Fjalën e pati që ata të jenë më aktiv në rrjetet sociale, jo vetëm të tyre, por edhe të partisë.

    “Këto janë të pazëvendësueshme, por ajo që është e re ka të bëjë me diçka që ka ndikim shumë të madh në formësimin e të rinjve, jo vetëm për atë se cka mendojmë e themi, por edhe për atë qysh e pse mendojmë. E kam fjalën hapësirat virtuale, rrjetet sociale ku tashmë ekziston një zonë tjetër e komunikimit dhe angazhimit politik ku të rinjtë krijojnë përmbajtje dhe e shpërndajnë atë në formë të organizuar”, vazhdoi Kurti fjalimin.

    “Të rinjtë e Lëvizjes tonë duhet të synojnë të jenë sa më aktiv në këtë zonë duke shpërndarë materialet tona por edhe duke provuar krijimin, përkatësisht zgjatimin e atyre materialeve përmes tekstit apo formave të tjera audiovizuale si mënyrë shumë e përshtatshme për diskutim me qytetarët dhe për mendim kritik e emancipim të përgjithshëm”, i qortoi Kurti të rinjtë e VV-së, shkruan Gazeta Insajderi.

    Lexo edhe:

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark