×
  • Sport
  • Sport

    LAJMI I FUNDIT: Bashkimi përjashtohet nga Liga Ballkanike – kjo është arsyeja

    Insajderi
    22 March 2023 - 15:02
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    KB Bashkimi e ka përfunduar para kohe sezonin 2022/23 në Ligën Ballkanike. Kjo për arsye se menaxhmenti i kësaj lige të mërkurën ka marrë vendim për ta diskualifikuar Bashkimin për shkak të moskryerjes së obligimeve të pjesëmarrjes.

    Bashkimi bëhet ekipi i dytë i përjashtuar nga BIBL, pasi nga garat e mëtejme është diskualifikuar edhe Levski i Bullgarisë. Për përjashtimin e këtyre dy ekipeve, si dhe tërheqjen e Budivelnykut nga garat për shkak të telasheve financiare, BIBL do ta mbyllë sezonin me vetëm katër ekipe.

    “Bashkimi është ekipi i tretë që nuk i ka përmbushur obligimet ndaj Ligës Ballkanike këtë sezon dhe për këtë arsye nuk do të marrë pjesë për pjesën e mbetur të sezonit”, thuhet ndër të tjera në njoftimin e BIBL-it.

    Bashkimi këtë sezon ka zhvilluar shtatë ndeshje në BIBL, ku njërën e ka humbur me rezultat zyrtar për shkak se nuk kishte udhëtuar në Mal të Zi. Prej shtatë ndeshjeve, ekipi nga Kosova ka regjistruar dy fitore.

    Po ashtu, BIBL njofton se javën e shkuar ka marrë një email nga Bashkimi, i cili i ka bërë me dije se nuk do të jetë në gjendje të udhëtojë për t’i zhvilluar ndeshjet e mbetura të sezonit të rregullt.

    E për shkak se edhe Levski ka bërë të ditur se nuk do të jetë në gjendje për të udhëtuar që t’i zhvillojë ndeshjet, është përjashtuar së bashku me Bashkimin.

    “Ndër arsyet kryesore është se asnjëri prej ekipeve nuk mund dhe nuk do të jetë në gjendje të luajë me përbërje të mjaftueshme dhe të fortë. Kjo është kundër rregullave të FIBA-s, dhe si ligë nuk mund të lejojmë që gjërat të dihen para zhvillimit të ndeshjeve”, ka shkruar BIBL.

    Përkundër përjashtimit të dy ekipeve dhe largimit të skuadrës nga Ukraina, BIBL është e vendosur ta përfundojë sezonin me vetëm katër skuadra që kanë mbetur: Peja, Beroe, Hapoel Beer Sheva dhe Milenijum Kodio.

    Deri në fund të pjesës së rregullt të këtij sezoni kanë mbetur edhe dy xhiro të pazhvilluara, ndërsa “Final Fouri” i BIBL-it, i parapara të mbahet me datat 28-30 prill.

    Ky është sezoni i 15-të i kësaj gare, të cilën në dy raste e ka fituar Sigal Prishtina.

    OP-ED
    Nga Rubrika
    Sport
    19 May 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark