×
  • Sport
  • Sport

    LAJMI I FUNDIT: Dyshohet për pastrim parash, policia “bastis” zyrat dhe stadiumin e Bayern Munich

    Insajderi
    29 April 2023 - 15:51
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Tensione, brenda dhe jashtë fushës. Bayern Munich nuk po kalon një kohë të lehtë. Pasi u eliminuan nga Liga e Kampionëve dhe Kupa e Gjermanisë, si dhe humbi kryesimin në Bundesligë, 5 javw kampionati nga fundi, klubi bavarez pati një vizitë tw pakwndshme nga policia.

    Kontrollet policore u zhvilluan selinë dhe stadiumin e klubit gjigant gjerman. Hetuesit e Zyrës Federale të Policisë Kriminale, në bashkëpunim me atë të policisë bavareze, po kërkojnë prova në lidhje me pastrimin e dyshuar të parave, për të cilat oligarku rus Alisher Usmanov, një mik miliarder i Vladimir Putinit, po hetohet.

    Usmanov, midis viteve 2017 dhe 2022 dyshohet se ka lëvizur para që besohen se kanë ardhur nga një evazion fiskal i mëparshëm. Shifrat në fjalë janë shumë të larta (dhjetëra milionë euro). Për momentin nuk dihet konkretisht se për cilat prova po kërkojnw hetuesit. Megjithatë, pika e kontaktit mes oligarkut rus dhe Bayernit është aty.

    Presidenti i nderit tw klubit bavarez, Uli Hoeness dhe Usmanov, sipas asaj që raportohet nga “Bild”, njihen me njëri-tjetrin sepse të dy jetonin në “Tegernsee”, nga ku Usmanov u zhvendos më pas, në fillim të luftës në Ukrainë.

    Miliarderi rusi mori edhe disa bileta falas për ndeshjet e Bayern Munich në Champions League. Megjithatë, hetuesit bënë të ditur se Bayerni nuk po hetohet, por besohet se është në dijeni të fakteve.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark