×
  • Sport
  • Botërori 2022

    “Messi do të qajë”/ Gazetari i njohur anglez trazon fansat e Argjentinës, parashikon hubmjen e tyre ndaj Francës

    Insajderi
    18 December 2022 - 13:30
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Piers Morgan, gazetari anglez i The Sun i ka trazuar fansat e Lionel Messit këtë paradite.

    Ndërsa shumë futbolldashës presin dhe duan që Messi sot ta fitojë Kupën e Botës, gjënë e vetme që i mungon në karrierën e tij të mahnitshme, Morgan bëri një parashikim tjetër.

    “PARASHIKIM: Franca do ta mposhtë Argjentinën 3-1 për ta fituar Kupën e Botës. Mbappe do të shënojë dy herë, Griezmann do të jetë lojtari i ndeshjes dhe Messi do të qajë”, ka shkruar Morgan në Twitter.

    ‘Tweet’-i i tij shkaktoi shumë reagime. Morgan është gazetari që së fundmi arriti ta intervistonte Cristiano Roanldon dhe për të, portugezi është lojtari më i mirë në historinë e futbollit.

    OP-ED
    Nga Rubrika
    Sport
    19 May 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark