×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Musliu-Kurtit: Merru me punët tua e lëre Zvicrën se ata i kanë ndreq punët e veta

    Insajderi
    12 September 2023 - 16:18
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ariana Musliu Shoshi, ka kritikuar kryeministrin Albin Kurti.

    Shoshi i është drejtuar Kurtit që të merret me punët e veta e ta lërë Zvicrën.

    “Veç me Albinin ndodh me qenë kryeminister i një shteti pa fuqi ekonomike, ushtarake, pa ndikim politik me gjetë motiv e kohë me u përzi në çdo vend që mban zgjedhje parlamentare a presidenciale, prej Shqipërisë e deri në SHBA. Merru me punët tua e lëre Zvicrën se ata i kanë ndreq punët e veta!”, ka shkruar Musliu Shoshi në Facebook.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark