×
  • Lajme
  • Lajme

    Në Kroaci 1.165 raste të reja të koronavirusit, kanë vdekur 32 persona

    Insajderi
    02 November 2020 - 10:49
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Në 24 orët e fundit në Kroaci janë shënuar 1.165 raste të reja të infektimit me virusin SARS-CoV-2, kështu numri i rasteve aktive në Kroaci aktualisht është 14.734. Kanë vdekur 32 persona.

    Në shërim spitalor gjenden 1.127 pacientë, dhe prej tyre 94 pacientë janë në respiratorë.

    Prej 25 shkurtit 2020, kur është shënuar rasti i parë në Kroaci, deri më sot janë shënuar 52.660 persona të infektuar me koronavirus, prej të cilëve 594 kanë vdekur. Gjithsej janë shëruar 37.332 persona, dhe prej tyre 2.293 në 24 orët e fundit.

    Aktualisht në izolim gjenden 25.925 persona.

    Deri të hënën gjithsej janë testuar 507.163 persona, prej tyre 5.115 në 24 orët e fundit./Insajderi.org.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark