×
  • Lajme
  • Insajderi

    “Nëse s’kthehesh, ta bëj si ai rasti në Prishtinë”, 66-vjeçari kërcënon gruan

    Insajderi
    15 December 2022 - 09:19
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një rast dhune po dyshohet se ka ndodhur në shtëpinë e një çifti në Kamenicë, të cilët janë të martuar që 27 vite. Vitet e fundit për gruan në këtë familje kanë qenë të vështira pasi burri i saj po dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike e psikike ndaj saj.

    Sinjali mëson se i dyshuari N.C., 66-vjeçar përveç dhunës edhe e ka kërcënuar gruan e tij 61-vjeçare, pasi ajo është larguar nga shtëpia. Ai po dyshohet se i ka thënë se “nëse s’kthehesh me jetu me mu, ta bëj si ai rasti në Prishtinë” (duke aluduar në njërin nga dy rastet tragjike që kanë ndodhur së fundmi në Prishtinë), çka i ka krijuar shqetësim të madh. Për të mos mbaruar me kaq ai i ka thënë asaj po ashtu se “Nëse të takoj diku, kam me ta heke krytë si pulë”.

    Përballë kësaj situate, viktima ka vendosur të mos heshtë dhe ka kërkuar ndihmën e Policisë, para se t’i ndodhë diçka më e keqe.

    Si rezultat i denoncimit, Policia ka arrestuar të dyshuarin, i cili pas intervistimit me urdhër të Prokurorit të Shtetit është dërguar në mbajtje për 48 orë nën dyshimin se ka kryer veprat penale “Dhunë në familje” dhe “Kanosje”.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark