×
  • Showbiz
  • Show

    Olta: Nëse nuk do të futej Kiara në shtëpi, Luizi do të niste diçka me Jorin

    Insajderi
    21 May 2023 - 11:41
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Mbrëmjen e djeshme (e shtunë) në Post Big Brother VIP Albania u diskutua edhe miqësia e Jori Dellit me Luiz Ejllin.

    Fituesi i këtij edicioni u shpreh se me Jorin ka pasur marrëdhënie të mirë, por më pas nuk i pëlqente sjellja e saj.

    Olta Gixhari ndërhyri duke thënë se Luizi ka pasur pëlqim për modelen dhe këtë fakt sipas saj, e tregonin gjestet e tij.

    Foto: Screenshot/YouTube

    Ajo tutje theksoi se nëse nuk do të rifutej Kiara në shtëpi mes tyre do të niste diçka.

    Pjesë nga biseda e tyre:

    Luizi: Me Jorin kam pasur marrëdhënie shumë të mirë, deri në një moment që filloi t’i jepte pak gojës, edhe që po e frynte i madhi (Maestro). Aty ma prishi qejfin. Unë i thashë çfarë të keqe pate nga unë që kur erdhe? Të afrova vetë, nuk më afrove ti. Të dhashë tutat.

    Reklama

    Olta: Çudi që afrove Jorin të parën.

    Luizi: Të ndihmova për të të votuar për foton më të bukur.

    Olta: Jori kokrra e yllit, si mos ta afronte Jorin ai?! Jori ishte absolutisht më e bukura në shtëpi. Ai është tepër strategjik, përveçse i dhuronte trëndafila kur nuk ishte Kiara. Ky është një mister tjetër.

    Luizi: Po pse e kap momentin e trëndafilit.

    Olta: Unë pashë në video që i dhurove një trëndafil.

    Kristi: Është e vërtetë që sa u rifut Kiara, u shkëput shumë me Jorin.

    Olta: U shkëput direkt.

    Kristi: Në mënyrë të frikshme.

    Olta: Nëse nuk do të kishte rihyrë Kiara, ai do të vazhdonte diçka me Jorin. Ai e kishte vërtetë qejf Jorin.

    Luizi: Ajo (Olta) e lëshoi kunjin.

    Olta: Jorin e zgjoje çdo mëngjes. Nuk rrije dot pa të. E kapje për qafe, bëje xhiro rreth pishinës. Ti fillove të krijosh një marrëdhënie goxha të afërt me Jorin. 

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark