×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Osmani për Menendez: Hodhi një dritë vendimtare mbi zhvillimet në rajon

    Insajderi
    18 May 2023 - 22:30
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, a ka falënderuar senatorin amerikan Bob Menendez për fjalimin e sotëm në Komisionit për Marrëdhënie me Jashtë, ku u zhvillua seancë dëgjimore me temën “Vlerësimi i Politikës së ShBA-së ndaj Ballkanit Perëndimor.

    Kryetari i komisionit, Bob Menendez, ka thënë se derisa Kosovës po i bëhet presion për themelimin e Asociacionit, Serbisë nuk po i bëhet presion.

    Në llogarinë e saj në Twitter, Osmani ka thënë se është mirënjohëse për iniciativën e tij për seancën e sotme të Komisionit për Marrëdhëniet me Jashtë, e cila sipas saj, hodhi një dritë vendimtare mbi zhvillimet në rajon.

    “Një falënderim nga zemra për senatorin Bob Menendez për lidershipin e tij, angazhimin e palodhur dhe angazhimin e palëkundur ndaj demokracisë në Ballkanin Perëndimor”.

    “Mirënjohës për iniciativën e tij për seancën e sotme të Komisionit për Marrëdhëniet me Jashtë, e cila hodhi një dritë vendimtare mbi zhvillimet në rajon”.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark